Shpërndahen banesat sociale - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-30

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Per te gjithë shqiptaret Tonin Tershana njihet si nje nga këngëtaret e shquar, por për Bashkinë e Tiranës ai figuronte edhe i pastrehe. Pas vitesh te tera ne emigracion dhe pa nje shtëpi, këngëtari Tershana sot ka hyre ne apartamentin e dhënë nga bashkiak ne bllokun e banesave sociale ne Shkoze te Tiranës. Çelësat i janë dorëzuar nga kryebashkiaku Erjon Veliaj. Edhe familja Zeneli e ardhur 14 vjet me pare nga Kukësi, ka marre ne dore çelësat e nje prej banesave sociale ne zonën e Shkozës, ne Tirane. Dera është hapur nga kryefamiljari Shyqyri Zeneli e me pas te dy se bashku, burrë e grua, kane pare ambientet e shtëpisë e cila u përcaktua me short. Nga kjo e marte, ata do te kenë ne përdorim kete apartament 3 +1 , ne katin e katërt te bllokut te banesave sociale ne juglindje te kryeqytetit. Familja prej pese anëtaresh do t?i paguaje bashkisë se Tiranës nje qera mujore prej 12 milje lekësh te rinj. Çifti Zeneli nuk fsheh kenaqesine e marrjes se shtëpisë pas viteve te tera pritje. 242 familjet qe përfituan shtëpi sociale do te paguajnë nje qera mujore modeste, e cila varion nga 4 mije leke te rinj ne 12 mije leke te rinj. Kjo ne varësi te metrave katror dhe numrit te anëtareve te çdo familje. Këto shtëpi do te jene vetëm ne përdorim te tyre dhe ne rast te shkeljes se kontratës deri dhe mospagese te qerase, apartamenti i jepet nje familje tjeter. Për kete bllok banesash te përfunduar para vitit 2011 kane aplikuar rreth 2 mije te pastrehe. Prej vitesh keto apartamente kane qene te pabanuara per shkak te bllokimeve politike te këshillit bashkiak te Tiranës dhe përpjekjeve te subjekteve politike ne këshill per te ndryshuar listën emërore te te pastrehëve. Lista përfundimtare e familjeve te pastreha u miratua pa ndryshime, ne mbledhjen e pare te këshillit bashkiak pas mandatimit te Erjon Veliajt ne krye te Bashkie se Tiranës.

Share This Video


Download

  
Report form