Të paktën 107 mijë refugjatë kanë hyrë në kontinentin europian vetëm gjatë muajit korrik, duke kaluar çdo rekord të arritur deri më sot. Lajmi u bë i ditur nga agjencia e kontrollit kufitar të vendeve europiane ?Frontex?, e cila bëri me dije se numri i të ardhurve gjatë muajit të kaluar kalonte edhe fluksin e mbi 70 mijë refugjatëve të ardhur gjatë qershorit dhe përbën një shifër 3 herë më të madhe, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.