Presidenti i Republikës nuk është kursyer me argumentat kundër ligjit për Arsimin e Lartë, në dekretin që e kthen ligjin e shumëdebatuar për rishqyrtim në Kuvend. Arsyeja madhore e kthimit të ligjit nga presidenti është se ligji cënon rëndë autonominë e universiteteve, një detyrim i qartë kushtetues dhe ndërkombëtar, i cili siç thuhet në dekret nuk është përmbushur.