http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Duhen përshkuar 18 kilometra rrugë e pashtruar dhe gjithë pluhur për të mbërritur në plazhin e Sektorit Rinia, i cili gjendet në veri të Durrësit. Pushuesit që frekuentojnë këtë plazh janë kryesisht familjarë. Ata vlerësojnë qetësinë e këtij plazhi si dhe pastërtinë e ujit të detit. Por problem kryesor për ta mbetet infrastruktura dhe mungesa e shërbimeve. Në Sektorin Rinia gjen shumë të vetëpunësuar, shitës të ndryshëm ambulantë që shprehen të zhgënjyer. Biznesi që operon gjatë periudhës dymujore të sezonit turistik shprehet se çdo gjë këtu është bërë nga investimi i vet privatëve. Plazhi i Sektorit Rinia është i njohur dhe frekuentohet edhe nga të apasionuarit e sporteve të ujit, të cilët duke shfrytëzuar pozicionin e tij dhe sidomos erën që favorizon këto sporte, aplikojnë skeibordin apo uindserfin.