"Tym i bardhë" ka dalë nga hoteli "Hilton" i Athinës pas 22 orësh bisedimesh midis ministrave të qeverisë greke dhe kuartetit të huadhënësve dhe pothuajse është arritur marrëveshja e shumëpritur për memorandumin e tretë të ndihmës financiare që do mbajë Greqinë në Eurozonë dhe do e shpëtojë nga falimentimi.