http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ashpërsohet lufta kundër kanabis satives. Zbulohen te tjera parcela ne Shkodër, Vlore, Kolonje dhe Kurbin. Këtë të shtunë Policia ka asgjësuar rreth 5 mijë 250 rrënje bimë narkotike.Malësia e Shkodrës, e cila nder vite ka mbajtur vendin e dyte pas Lazaratit për kultivim ka qene objektivi i forcave te policisë. Sipas informacioneve qe vijnë nga Shkodra behet me dije se droga është gjetur e kultivuar ne parcela te ndryshme ne tre fshatra. Ndërsa në Kolonjë janë gjetur 2650 kanabis sativa në dy parcela. Fillimisht uniformat blu shkatërruan 1750 rrënje me lartësi nga 20 deri në 70 centimetra. Në parcelën e tjetër u zbuluan 900 kubikë me bimë rreth 3 centimetra të larta te cilat ishin bere gati për mbjellje. Ndërkohe policia e Vlorës e ka përqendruar punën e saj ne fshatrat, te cilat edhe me pare janë marre me kultivimin e kanabis satives. Ne Kallarat u asgjësuan me anë të djegies rreth 550 rrënjë. Një ditë më parë në Kurbin, policia zbuloi700 rrënje bime gjate një operacioni të ndërmarrë në fshatin Selitë. Bimët ishin mbjellë në dy parcela afër njëra-tjetrës. Por ndërsa janë zbuluar parcelat e mbjella ende nuk janë identifikuar autoret. Ne muajin gusht bima narkotikë është ne fazën e përfundimtare te pjekjes, ndaj edhe policia rrit forcën goditëse.