Hapja e negociatave me BE - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-30

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria shqiptare pret një raport pozitiv nga Komisioni Europian ne tetorin e këtij viti edhe pse rekomandimi për hapjen e negociatave, nuk do te ndodhe. Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, sqaron se tashme qe pjesa me e madhe e vitit ka kaluar qeveria është e bindur se progres raporti qe do te publikohet ne Bruksel, do te shprehe mbështetje për reformat e realizuara deri tani.?Pjesa me e madhe dhe rëndësishme e progres raportit patjetër qe do te jete e fokusuar tek reforma ne drejtësi, i gjithë procesi si ka ndodhur deri tani, sa demokratik dhe i hapur ka qene për publikun por edhe te gjithë aktoret e interesuar sepse reforma ne drejtësi do te jete çelësi ose jo i suksesit te Shqipërisë ne procesin e integrimit.?Dhe gjithë vëmendja e mazhorances duket se është përqendruar pikërisht tek kjo reforme për te cilën nje komision i posaçëm parlamentar ka përfunduar procesin e fotografimit te situatës ne reformën e drejtësisë si dhe fazën e konsultimeve ne mënyre qe shtatori te nise me ndryshimin e kuadrit ligjor; duke bere qe ne 2016 Shqipëria te pretendoje për hapjen e negociatave per anëtarësim.?Ajo qe ne na intereson është se reforma ne drejtësi do te miratohet si një pakete e tere brenda vjeshtës dhe kjo është e një rëndësie te veçante pasi menjëherë me pas ne do te fillojmë implementimin e saj dhe do te shikojmë me pas edhe gjykimin e te gjithë vendeve anëtare. Nga momenti qe ne përmbyllim reformën ne drejtësi, deri tani kemi përmbyllur rreth 90% te planit te veprimit apo te udhërrëfyesit per 5 prioritetet unë do te thoja qe Shqipëria është e gatshme me pas te kërkoje hapjen e negociatave.?Per t?i dhënë prioritet integrimit qeveria ka miratuar edhe një vendim qe është debatuar shume veçanërisht per vlerën financiare; qe punonjësve te administratës qe do te merren me procesin e përafrimit te legjislacionit, t?u jepet mbi pagën nje bonus 100 mije leke çdo muaj.?Ne mënyrë qe te përthithim ajkën me te mire te shoqërisë sonë kjo kërkon edhe ta besh me te pëlqyeshëm pozicionin e punës qe ata do te marrin, kështu qe ne kemi menduar qe përveç pagës baze çdo 3 muaj, ne do t?i vlerësojmë këta persona dhe ne baze te punës qe ata kane bere ne baze te vlerësimit qe do marrin nga nje komision i posaçëm qe do te ngrihet ne do te shohim nëse ata do te meritojnë bonusin baze qe është miratuar me vendim te këshillit te ministrave.?Pak dite me pare, Kryeministri Rama deklaroi se Shqipëria pret nga Komisioni Europian qe vitin e ardhshëm te rekomandoje hapjen e negociatave per anëtarësim per Shqipërinë dhe nëse iu referohemi precedentëve, Këshilli Europian miraton rekomandimin e komisionit nje vit me pas; pra ne rast se çdo gjë shkon mire ne Tirane dhe ne Bruksel, Shqipëria mund t?i hape negociatat ne fund te 2017.

Share This Video


Download

  
Report form