Basha: I kam lënë çdo dosje gati Veliajt - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-30

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne ditët e fundit si Kryetar Bashkie, Lulzim Basha ka dhënë mesazhe për pasardhësin e tij ne këtë institucion. Ne inaugurimin e çerdhes nr 48, Basha kërkoi qe Veliaj te vazhdoje projektet ne proces për kryeqytetin. ?Kjo sigurisht kërkon një vullnet të mbarë politik, kërkon që gjërat të shihen me realizëm, çfarë është bërë dhe është bërë shumë mirë vlerësohet, çfarë mbetet për tu bërë, të bëhet. Për shembull, rasti i çerdhes 48, rasti konkret, se sa keq mund të shkojnë gjërat, kur je i painformuar. Të paktën këtë çerdhe kryetari i ri i bashkisë nuk do të duhet ta ndërtojë, siç premtoi gjatë fushatës elektorale, por ato të tjerat që i ka gati me projekte, uroj që të nisë punën që ditën e parë të tij të punës.?Basha tha, se administrata e bashkisë do te punoje deri ne ditën e fundit te mandatit. ?Kryetari i Bashkisë që do të marrë detyrën do të ketë të plota dosjet e punës, do të ketë të gjithë drejtuesit e sektorëve në detyrë, të gjithë drejtuesit, drejtorët e bashkisë do të jenë në detyrë. Pra, një gjë të siguroj, që precedenti i tmerrshëm i tokës së djegur të vitit 2011, nuk do të përsëritet?.Investimi ne këtë çerdhe kap vlerën e 15,8 milionë lekëve, pjese e te cilit ishte pajisja me sistem ngrohje.

Share This Video


Download

  
Report form