Kalon ligji për arsimin e lartë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-30

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
?Ky ligj e përmbys sistemin, nuk e riorganizon. E përmbys!?Kryeministri Edi Rama foli ne parlament per një revolucion ne arsimin e larte duke e argumentuar këtë me situatën e papranueshme ne universitetet shqiptare.?Dhuron një makinë Volkswagen dhe një Chevrolet të përdorur, dhe të dy bashkë marrin nga dy bursa tre vjeçare?, ?Dhuron 20 sedilje furgoni..?, - po këto sediljet, çfarë janë këto? ?si dhe sistem të brendshëm furgoni?, - furgonin vetë nuk e dhuron, por këto të gjitha i dhuron, ?dhe përfiton dy bursa dy vjeçare?. Ky është arsimi i lartë i juaji që vini këtu edhe thoni ?jemi shumë, jemi ne këtu!? Janë ata të shkretët që i keni nxjerrë mes vapës atje përpara derës. Janë dhe disa të tjerë, organizata e partisë e universitetit, e 89?, që u mblodh e gjitha tek SHQUP-i, çudi e madhe, se si e gjeni rrugën për të gjetur njëri-tjetrin kur vjen puna për të mbrojtur atë të vjetrën, ju e dini! Por tek SHQUP-i u mblodhët të gjithë, gjithë organizata e Partisë së Punës së universitetit, të gjithë u mblodhët aty, për çfarë? ?Po na marrin arsimin e lartë?.Pertej fotografimit te situatës aktuale ne arsimin e larte, lideri i mazhorances Edi Rama i meshoi edhe risive te draftit te ri dhe debate me i forte mes Rames dhe paraardhësit te tij ne postin e kryeministrit Sali Berishës u be për fatin e fëmijëve qe vijnë nga familjet e varfra.Por seance plenare nuk pati vetëm akuza dhe sulme politike mes mazhorances dhe opozitës pasi pati edhe momente dialogu normal si ai kur ministrja e arsimit Nikolla u ul afër kryeministrit Sali Berisha për te diskutuar rreth draftit.Kryetari i grupit parlamentar demokrat Edi Paloka, ka publikuar ne seance nje bisede te regjistruar ne te cilën sipas tij, bashkëshorti i Ministres se Arsimit Lindita Nikolli, kritikonte draftin për arsimin e larte.

Share This Video


Download

  
Report form