http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy nga tre personat e arrestuar nga policia, si autor te plagosjes se një 29-vjeçareje te premten ne një lokal ne rrugën ?Don Bosko? ne Tirane, janë lënë te lire nga Gjykata. Vendimi u mor nga gjyqtarja e masave Regleta Panajoti, pas kërkesës se bere nga prokurori i çështjes Ervin Karanxha. I vetmi qe mbeti ne masën arrest me burg ishte Kreshnik Budlla. Ndërsa Rinald Budlla dhe Alfred Levani janë lënë ne detyrim paraqitjeje, te akuzuar vetëm për moskallëzim krimi. Nga hetimet e deritanishme, Prokuroria dyshon se shkëmbimi i zjarrit ka ardhur per prishjen e pazareve te drogës ne Itali dhe Spanje, ku Kreshnik Budlla kishte vuajtur edhe dy dënime me burg. Prokuroria dyshon se Kreshnik Farruku, i cili ka ndryshuar mbiemrin duke e marre atë te bashkëshortes Budlla, ka qene objektivi i këtij atentati. Ende nuk është zbardhur identiteti i dy personave me te cilët shkëmbeu zjarr Kreshnik Farruku. Ne këtë ngjarje, mbeti e plagosur 29-vjeçarja Rezarata Laknori qe ndodhej se bashku me bashkëshortin dhe fëmijën ne lokalin ku ndodhi shkëmbimi i zjarrit. Pas ngjarjes, policia sekuestroi 12 gëzhoja qe i përkasin tre armeve te ndryshme.