http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga dita e premte ka hyre ne fuqi ligji, i cili përfshin ne procesin e legalizimit te gjitha ato ndërtime te kryera pas vitit 2009. Janë 50 mije objekte, për te cilat qytetaret kane bere vetdeklarimin, por ato nuk përfshihen ne proces për shkak se ne kod konsideroheshin vepër penale. Behet fjale për deklarime te kryera nga viti 2009 deri ne qershor te vitit 2014, afati i ri ky qe përcakton ligji. Kreu i ALUIZNI-t Lame tha se agjencia qe ai drejton ka marre masat për te përballuar fluksin ne rritje ne këtë periudhe vere, e cila përkon edhe me kthimin e emigranteve ne Shqipëri.