Merkel “blindon” Tiranën - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-30

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mbi 1 mijë efektivë të policisë u angazhuan për sigurinë e vizitës disa oreshe të kancelares Gjermane Angela Merkel në Shqipëri. Burime pranë uniformave blu thanë se në garantimin e sigurisë dhe rendit u përfshinë Drejtoria e Përgjithshme për Sigurinë Publike, Drejtoria për Krimet e Organizuara, ajo për Krimet e Rënda, forcat operacionale dhe 80 efektive te RENEA-s. Shërbime te përforcuara policore u vunë re ne gjithë itinerarin e parashikuar pert vizitën e kancelares gjermane Angela Merkel. Ndërkohe nga ajri situata monitorohej nga helikopterë. Për te siguruar vizitën e saj ne Shqipëri, policia rrugore nuk lejoi qarkullimi e mjeteve nga Rinasi për në Kashar, ndërsa ne sensin e kundërt lëvizja e mjeteve vijoi normalisht. Nga ora 13.30-14.30 duke filluar nga mbikalimi i Kasharit, ai i Kamzës dhe rrugët dytësore në këtë zonë ishin të bllokuara. Në vazhdim segmenti rrugor nga mbikalimi Kamzës- rruga e Durrësit, sheshi ?Skëndërbej? - bulevardi ?Dëshmorët e Kombit?, sheshi ?Nënë Tereza? si dhe rrugët lidhëse me to nuk lejua parkimi i mjeteve.Ne shërbim te përforcuar ishin edhe forca te antiterrorit ne Tirane ato te njësisë antieksploziv si dhe shërbimet zjarrfikëse.

Share This Video


Download

  
Report form