Engel takim me liderët shqiptarë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-30

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kriza politike qe po kalon Maqedonia ishte ne fokus te takimeve qe kongresmeni amerikan Eliot Engel zhvilloi ne Shkup me drejtuesit e dy partive politike shqiptare. Ne bisedën me kryetarin e BDI-se Ali Ahmeti u theksua nevoja e arritjes se nje marrëveshjeje, ne mënyre qe vendi t?i rikthehet axhendes euro-atlantike. Ahmeti u shpreh se nje proces i suksesshëm integrues ndikon ne marrëdhëniet ndëretnike dhe siguron paqe, stabilitet dhe zhvillim ekonomik dhe per kete arsye kërkoi ndihmën e kongresmenit. Lideri i PDSH-se, Thaci deklaroi pas takimit me Engel se ne bisedimet me partitë maqedonase po diskutohet krahas krizes politike edhe çështja e emrit.Menduh Thaçi:Biseduam edhe për çështjen e krizës politike, por çështja kryesore është zhbllokimi i procesit integrues. Unë i dhashë përshtypjet e mia se në takimin që pata me ministrin e Jashtëm të Greqisë nuk kisha përshtypje se ai kishte pozicione shumë radikale dhe ramë dakord që ne do të provojmë edhe këtë çështje, në kuadër të bisedimeve për krizën politike ta mbyllim deri në fund të vitit.Thaçi beson se marrëveshja mes katër krereve politike do te finalizohet javën e ardhshme.

Share This Video


Download

  
Report form