Fundjave tingujsh në Tiranë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Fundjava e nis rrugëtimin me një koncert ndryshe në Teatrin e Operas dhe Baletit. Muzikantët më të mirë të orkestrës sinfonike në Tiranë e Prishtinë përcjellin për publikun e kryeqytetit jo vetëm muzikë klasike, por edhe krijime të reja të kompozitorëve shqiptare. Koncerti i së premtes në Teatrin e Operas dhe Baletit do t?i lërë skenën mbrëmjen e së shtunë dhe së dielës artistëve të rinj të baletit. Koreografët e rinj do të vijnë në shfaqjen ?Koreolados? me balerinët Julind Dervishi, Jera Libohova, Isida Mollaymeri dhe Adela Muçollari. Më e veçanta e kësaj fundjave është koncerti me muzike barokut. Mbrëmjen e së dielës Ministria e Kulturës pret në ambientet e saj në kuadër të festivalit ?Vox Baroque?, grupin ?Barucco? nga Austria.

Share This Video


Download

  
Report form