http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
10 dite pas mbajtjes se zgjedhjeve lokale Partia Demokratike ka mbledhur per here te pare grupin parlamentar. Ashtu siç pritej, ne këtë mbledhje pjesa dërrmuese e fjalimit te kryetarit te Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u përqendrua tek standardet e prishura zgjedhore; blerja e votës, presioni, bandat kriminale dhe kandidatet e inkriminuar.?Si Artur Bushi në Krujë, Artur Bardhi në Kurbin, Elvis Rroshi në Kavajë, Ndoni në Këlcyrë, Peçi në Tepelenë, Qaja në Devoll, Kokoneshi në Divjakë, Hasalla në Peqin, individë që ushtruan presion të hapur ndaj zgjedhësve, punonjësve të administratës si dhe përdorën paratë e krimit të organizuar për të blerë vota?.Por pavarësisht këtyre parregullsive ne qëndrimin e Lulzim Bashes ndaj rezultatit te 21 qershorit është vene re nje reflektim, edhe pse pohimi se Partia Demokratike u rrit ne këto zgjedhje, ishte serish pjese e fjalimit te tij.?Zgjedhjet e lira e të ndershme dolën edhe njëherë në pahun e kohës që jetojmë si çështja më madhore e gjithë shqiptarëve, e Partisë Demokratike dhe opozitës. Por as e mendoj, as e them si alibi. Unë e di se ne të gjithë, me mendje dhe me zemër, kemi pritur dhe deshiruar një rezultat ndryshe, një rezultat më të mirë nga ky që morëm. Dua t?u shpreh sërish mirënjohjen time më të thellë të gjithe atyre që besuan tek Partia Demokratike dhe opozita, që besuan te unë, që besuan tek kandidatët tanë dhe na votuanKy është një mesazh i madh force dhe frymëzimi për të gjithë ne. Sikurse është një detyrë e madhe për të reflektuar. Unë dhe gjithë drejtuesit e Partisë Demokratike, nga baza në qendër, kemi një përgjegjësi të madhe për të analizuar në thellësi rezultatin e këtyre zgjedhjeve kuti për kuti, bashki për bashki; për të parë më shumë nga vetja jonë, të gatshëm të njohim dhe pranojmë defektet dhe të metat tona, pasi kështu do të behemi më të fortë?.Kjo përballje e pare e Lulzim Bashes me deputetet demokrate, ka qene e qete dhe ne pjesën e mbyllur per mediat eshte diskutuar rendi i ditës ne seancën plenare te se enjtes dhe është shmangur debati per rezultatin e opozitës ne 21 qershor. E vetmja qe ka ngritur zërin per humbjen e Partisë Demokratike ne keto zgjedhje ka qene ish-nënkryetarja e PD Jozefina Topalli, e cila ashtu si dhe publikisht ka shprehur pakënaqësi per rezultatin e opozitës, dhe i vetmi qe i eshte kundërpërgjigjur Topallit ka qene deputeti i Lezhës Mhill Fufi. Këto kane qene te vetmit zëra qe kane diskutuar ne mbledhjen e grupit te demokrateve per zgjedhjet lokale pasi kryetari Basha, ka sqaruar se analiza do te behet me vone, atëherë kur nga çdo shtab i PD te vijnë informacionet e plota për procesin zgjedhor.