E ardhmja e ekonomisë greke dhe qëndrimit të saj në Eurozonë do të vendoset gjatë ditëve në vijim. Referendumi i 5 korrikut i kërkon grekëve të pranojnë ose jo reformat e propozuara prej kreditorëve ndërkombëtarë. Liderët europianë e përshkruajnë nismën plebishitare si zgjedhje mes qëndrimit në zonën e monedhës së përbashkët apo daljes prej saj.