Kolapsi financiar i Greqisë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Efektet që pritet të ketë sjellë në Shqipëri skenari i një daljeje të Greqisë nga zona euro, janë minimale. Ish-Ministrat e Financave, Ridvan Bode dhe Anastas Angjeli thonë se shtrirja e bankave me kapital grek në Shqipëri, nuk kap më shumë se 17 % të tregut bankar. Përveç kësaj, një ligj i vitit 2011 ndaloi që degët e bankave të huaja që kanë filiale në Shqipëri të transferojnë më shumë se 20% të kapitalit të tyre te mëmat. Shqetësimi i vetëm nëse situata në Greqi përshkallëzohet, mbeten 600 mijë emigrantët shqiptarë që jetojnë aty. Shqipëri mbetet e ekspozuar nga kriza në Greqi, por ekonomistët thonë se nëse vendi ynë do të dijë të përdorë këtë situatë, atëherë mund të jemi ne që të përfitojmë më shumë. Kursimet e qytetarëve janë të siguruara nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave. Çdo individ që ka një vlere deri në 2.5 milion lekë të rinj, nuk rrezikon t?i humbasë pasi i merr mbrapsht nga kjo agjenci. Po kështu edhe rreziku i ekspozimit të bankave që operojnë në Shqipëri nga blerja e borxhit grek është pothuajse 0, pasi bankat tona, nuk kanë blerë obligacione dhe bono nga shteti fqinj.

Share This Video


Download

  
Report form