http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëpërmjet një show spektakolar ne Stadiumin Olimpik, Azerbajxhani i dha fund si vend mikpritës Lojërave te para Evropiane, te cilat u transmetuan drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht ne platformën Tring. Ky event qe u organizua per here te pare ne histori i dha mundësinë sportisteve te rinj te shfaqnin ambiciet dhe talentin e tyre dhe sigurisht ishte nje trampoline e mire per te fituar piket e mjaftueshme per olimpiadën e Rios ne Brazil. Lojërat e para Evropiane startuan ne 12 gush dhe ne harkun kohor te 17 ditëve garuan sportiste nga 50 vende te botes ne 30 sporte te ndryshme. Ne përfundim te garave ne vend te pare u rendit federate ruse qe kishte dhe numri me te madh te atleteve 351 qe siguroi 164 medalje nga te cilat 79 te arta, 40 argjendi dhe 45 bronzi. Vendi i dyte u fitua nga organizatoret e Azerbajxhanit, te cilët bene nje paraqitje mjaft te mire ne këtë event duke siguruar 56 medalje nga te cilat 21 ari. Prapa krahëve te vendësit u rendit Britania e Madhe, e cila edhe pse kishte 19 medalje me pak ne total se gjermania mbajti kete pozicion per shkak te medaljeve te arta, 2 me shume se kundërshtari. Shqipëria mori pjese ne keto lojëra me 27 atlete. Luiza Gega ne garën 1500 metra ne atletike fitoi vendin e pare duke mos patur rivale dhe po ashtu Izmir Smajlaj u rendit ne vend te dyte ne kërcim se gjate. Por te dy atletet nuk morën medalje pasi ne baze te rregullores Shqipëria si ekip kombëtar, nuk i afrohet zonës se medaljeve. Ndërkohe Shqipëria edhe ne këto lojëra u njollos nga nje tjetër rast doping. Boksieri Rexhildo Zeneli dështoi ne testin antidoping duke rezultuar pozitiv me substance e ndaluar furosemide. Ne te kundërt Kosova qe merrte pjese me 19 sportiste ne këto lojëra fitoi medaljen e pare ne histori. Ishte xhudistja Nora Gjakova, e cila fitoi medaljen e bronzte ne peshën 57 kg kur mundi holandezen Sane Verhagen.