http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy vëllezërit Arbion dhe Alban Aliko te arrestuar mbrëmjen e te shtunës ne fshatin Kardhiq janë marre ne pyetje këtë te diele nga Prokuroret e Krimeve te Renda. Ne prani te avokatit, ata i janë përgjigjur pyetjeve te prokurorit Adnan Xholi mbi rolin e tyre ne përplasjen me arme me Policinë ne Lazarat, ku mbeti i vrare efektivi i RENEA-s Ibrahim Basha. Burime të organit të akuzës bëjnë të ditur se vëllezërit Aliko, të dyshuarit kryesore për vrasjen e efektivit Basha, kanë dhënë shpjegime për vendet ku kanë lëvizur gjatë gjithë kohës, nga data 23 qershor e deri te shtunën kur u arrestuan ne Kardhiq, por nuk kane pranuar se kane qëlluar mbi policinë, e aq me teper të kenë vrare efektivin e RENEA-s Ibrahim Basha. Ne te njejten linje, ka qene edhe avokati i tyre mbrojtës Neshat Fana, sipas te cilit, dy vëllezërit nuk janë autore te ngjarjes dhe se ata u dorëzuan pas negociatave te familjes, pasi me pare kishin marre garanci për jetën. Sipas avokatit, dy vëllezërit nuk kane lidhje me krimin ne Lazarat, pasi ata janë besimtarë. Arbion dhe Alban Aliko priten te dalin te hënën para Gjykatës se Krimeve te Renda, ku do t?u caktohet masa e sigurisë.Me herët gjate ditës janë marre ne pyetje edhe tre te arrestuarit e fundit ne Lazarat: Klodian Selimi, Elvis Boci dhe Dervish Gaba. Ata dyshohet se kane ndihmuar vëllezërit Aliko qe t?i fshiheshin policisë dhe te largoheshin nga fshati pas vrasjes se efektivit Ibrahim Basha. Vëllezërit Aliko si dhe të tjerët e arrestuar në Lazarat, akuzohen nga Prokuroria për vrasje te punonjëseve te policisë se shtetit ne bashkëpunim, vrasje e mbetur ne tentative dhe armëmbajtje pa leje. Me arrestimin e vëllezërve Aliko dhe te personave te tjerë që dyshohen si pjesë e ?grupit të zjarrit? Prokuroria po shkon drejt zbardhjes përfundimtare te skemës së vrasjes së efektivit Ibrahim Basha në 24 qershor. Furgoni i trupave special po tentonte te futej ne brendësi te fshatit Lazarat, ku kishte sinjalizime per të shtëna me arme e ku ishte bllokuar një makinë e bardhe me armë ë municione. Pas këtij moment, furgoni i RENEA-s është qëlluar nga një largësi rreth 200 metra, e ku për pasojë humbi jetën Ibrahim Basha. Nga hetimet e deritanishme, rezulton se ?grupi i zjarrit? kishte rreth 6 muaj që përgatitej për të sulmuar dhe luftuar me policinë, me qëllim rikthimin në gjendjen e mëparshme të Lazaratit, sot një zonë e lirë për të kultivuar sërish hashash. Krerët e grupit sipas Prokurorisë ishin vëllezërit Arbion dhe Alban Aliko, të cilët pas krimit, arritën të fshihen në një zonë të pyllëzuar në Kardhiq. Ata u prangosën pasi u rrethuan nga 50 trupa policore e pas negociatave të gjata për t?u dorëzuar. Ndërkohë, efektivët po kërkojnë në terren për te gjetur armët që dyshohet se te arrestuarit i kanë përdorur në krim, por që në momentin e kapjes, nuk iu janë gjetur me vete.