Mungesë medikamentesh në Onkologjik - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky medikament, i cili merret ne mënyrë permanente gjate kimioterapive, është jetik per personat qe vuajnë nga sëmundje te pashërueshme. Ne korridoret e spitalit Onkologjik vihet re ankthi i pacienteve te sëmure me kancer, te cilët qëndrojnë ne pritje me shpresën se shume shpejt do te vije medikamenti i avastines, ne te kundërt ata duhet ta blejnë vete. Ndërsa ne farmacinë e Onkologjikut askush nuk jep informacion se deri kur pacientet duhet te presin. Sipas mjekeve onkolog nuk është hera e pare qe ky medikament mungon. Ndërsa te pyetur nga Vizion Plus, burimet zyrtare nga QSUT, thane se është nënshkruar kontrata me firmën tenderuese dhe pritet te vije furnizimi. Megjithatë nuk behet publike emri i kompanisë qe ka fituar tenderin e medikamentit te avastines dhe se deri kur do te zgjas kjo situate.

Share This Video


Download

  
Report form