Orët e terrorit në Lazarat - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Disa ore pasi persona te armatosur qëlluan mbi efektivet speciale, Vizion Plus mundi te hyje ne mbrëmje ne brendësi te fshatit Lazarat. Ne këtë pjese te rrugës mendohet se u qellua per vdekje Ibrahim Basha. Plumbat dhe artileria e rende ishin ne breshëri sa qe prishen dhe muret rrethuese te zonës. Grupi i armatosur qëlloi nga ky pozicion. Gjate mbrëmjes, ekipin tone e mirëpriti një familje e fshatit. Sipas tyre ngjarja ishte mjaft e rende, ndërkohe qe situata ka krijuar ankth tek banoret. Për ngjarjen e rende policia shpalli një liste me persona ne kërkim, ndërkohe qe disa prej tyre janë vetedorezuar. Kreu i Prokurorisë se Krimeve te Renda u rikthye ne vendngjarje, aty ku u qëlluan efektivet speciale. Grupi i armatosur priste policinë ne këtë zone, ndërkohe qe kishin krijuar edhe vendqëndrimin per armët. Ne dhjetëra gëzhoja te kalibrit te rende, veshmbathje e doreza u gjeten ne zone, ndërkohe qe policia shoqëroi dhe persona te tjerë gjate kontrolleve shtëpi me shtëpi.

Share This Video


Download

  
Report form