http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ajo që ndodhi në Lazarat ishte vetëm fillimi i një operacioni për të vënë nën kontroll të plotë fshatin Lazarat, i cili ishte kthyer në një shtet brenda shtetit për vite me radhë. Për gati pesë ditë Lazarati u kthye në një fushë beteje mes policisë dhe banoreve të zonës, të cilët qëlluan mbi uniformat blu. Qëllimi i këtij aksioni ishte asgjësimi i plotë i lënëve narkotike dhe goditja e trafikanteve dhe grupeve kriminale që kundërshtonin me armë aksionet e uniformave blu. Për shkak të breshërive të armëve çdo minute i gjithë operacioni u zhvillua në kushte shumë të vështira dhe depërtimi në thellësi të fshatit ishte tepër i vështirë. Gjatë operacionit policia ushtroi një kontroll të detajuar në shtëpitë e tokat në qendër të fshatit si dhe arriti të asgjësojë parcelat me lëndë narkotike, ndërsa shkatërroi laboratorë të tjerë të përpunimit të lëndës narkotike. Ndërkohë bilanci i parcelave të shkaktuara arriti në 80 mijë rrënjë kanabis, si dhe një sasi mbi 12 ton e 800 kg hashash me vlere mbi 30 milionë euro. Po ashtu gjatë këtyre kontrolleve janë gjetur dhe 2 laboratorë përpunimi të bimëve narkotike, si dhe sasi e konsiderueshme municioni dhe armësh. Operacioni i policisë u drejtua nga krerët e policisë se shtetit dhe në të morën pjesë një sërë efektivesh të policisë, 800 forca policore, të RENEA-s dhe forcave të ndërhyrjes së shpejtë, si dhe 60 automjete, ndërsa dy helikopterët shërbyen për transportin e trupave dhe monitorimin e zonës. Lazarati shtrihet në një kodër, në një gjatësi që arrin deri në 4 kilometra ne një terren te vështire.