http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Faza e pare e zgjedhjeve lokale, ajo e votimit, kaloi ne tërësi e qete, me incidente te izoluara e te zakonshme per nje dite zgjedhjesh ne Shqipëri. Rreth 3.4 milionë qytetare u thirren të votojnë për kryetarët e 61 bashkive, dhe pjesëmarrja ne votime është ne kufijtë e përqindjes se zgjedhjeve te kaluara lokale te vitit 2011. Kurbini është bashkia problematike, e identifikuar si e tille, qe para nisjes se votimit, për shkak te bojkotit te PD-se. U regjistruan probleme teknike me fletët e votimit te kandidateve bashkiake ne Tepelene e Roskovec.Pati ndërkreje te përkohshme votimi ne Kavaje dhe Durrës per shkak te pretendimeve per votues fiktive. Ndërsa Vora, për shkak te problematikes se militanteve agresive, u blindua nga diplomatet ndërkombëtare. Tensionet ne Vore u shkaktuan nga paraqitja ne qendrat e votimit te qytetareve qe, nuk figuronin banore te zonës zgjedhore apo mospërputhjes se kartave te identitetit me emrin e regjistruar ne listën zgjedhore.Nuk mungoi ne këto votime përfshirja demonstrative e kandidateve ne qendra votimi, siç ishte rasti i kandidatit te PBDNJ-se për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri. Prania e tij e dokumentuar dhe ne video, shkaktoi tension ne Lukove pas disa minutash tensioni ai është nxjerre jashtë me komisionarët. Ne Shkodër, komisioneri i PS-se është goditur me grushta nga militante te PS. Ndërsa ne Peqin te Elbasanit, vëzhguesit identifikuan votime te dyfishta, gjë qe shkaktoi debate mes komisionarëve. Ne Kruje ndërkaq 150 flete votimi u tërhoqën nga një qendër ne qytet, per te mundësuar votimin e te dënuarve ne burgjet e Krujës dhe Fushe-Krujës, por kjo procedure u kontestua nga komisioneret e PD-së. Ne Konispol, ne korridoret e qendrave te votimit, militantet e dy forcave kryesore ne vend janë konfrontuar duke share njeri-tjetrin.