Pas masakrës në kishën afro-amerikane të Charlestonit, presidenti Barack Obama i valëviti flamurin e bardhë kontrollit të armëve. Fjalimi i tij të enjten ishte i ngarkuar me emocion, por dy qenë ndjesitë që mbizotëruan më shumë se të tjerat: zemërimi për faktin se u detyrua t?i drejtohej edhe një herë kombit në vazhdën e një masakre dhe një lloj mërzie e përcjellë me tundjen e lehtë të kokës, dëshmia se dhe gjakderdhja e fundit pak do të ndikojë mbi legjislacionin e kontrollit të armëve.