Policia në gatishmëri për zgjedhjet - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të gjitha shërbimet e Policisë, do të kryejnë 12 orë shërbim. Vendimi u mor nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, e cila njoftoi se ka kaluar në një shkallë më të lartë shërbimi si pjesë e masave të rritura të sigurisë në prag të zgjedhjeve vendore të së dielës. Policia tha se ka kaluar në shërbim të përforcuar për të garantuar nje proces zgjedhor të qetë dhe pa rrezik për shtetasit, ndërkohë që ka marrë çdo masë për të garantuar rendin dhe sigurinë publike në tërësi. Sipas uniformave blu, në këto masa përfshihen edhe parandalimi i aksidenteve rrugore si dhe parandalimi dhe goditja e veprimtarive kriminale. Në njoftimin e policisë, thuhet se qëllimi mbetet organizimi dhe zbatimi i masave për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor për organet e qeverisjes Vendore, si dhe ruajtjen dhe sigurimin e objekteve zgjedhore. Rreth 6 300 punonjës policie në të gjithë Shqipërinë u trajnuan nga OSBE lidhur me rolin e tyre në procesin zgjedhor. Krahas efektivëve në terren trajnime mbi rolin e tyre në zgjedhje morën dhe mbi 100 drejtues të lartë e të mesëm policie, përfshirë Drejtori i Përgjithshëm, drejtorët në qarqe dhe shefat e komisariateve.

Share This Video


Download

  
Report form