http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Polica italiane e Barit ka goditur nje bande italo-shqiptare te trafikut te droges dhe ka sekuestruar 13.5 kg heroine. 15 shtetas shqiptare dhe pese italiane përfunduan ne pranga gjate nje superoperacioni te zhvilluar ne Puglia, Toscana dhe Abruzzo. Rrjeti i trafikanteve të drogës vepronte në zonën e Altamurës, ku u zbulua edhe nje laborator i përpunimit dhe paketimit të lëndëve narkotike. Gjate kontrolleve te ushtruara u sekuestrua edhe nje sasi prej 18 kg hashash. Sasia e heroinës se zbuluar do te kapte ne treg vlerën e 1 milion eurove.