http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjate nje mitingu ne Kukës ka kërkuar votën e qytetareve per kandidatet e Aleancës Popullore për Pune dhe Dinjitet per Bashkinë e Tropojës, Kukesit e Hasit. Sipas liderit te opozitës Lulzim Basha kjo qeveri duhet ndëshkuar me vote pasi ne 2 vjet vetëm e ka renduar gjendjen e qytetareve. Basha ka sulmuar kandidatet e se majtës ne keto bashki e veçanërisht kandidatin e LSI per Kukësin. Sipas Bashes, shqiptaret duhet te votojnë ne 21 qershor numrin 15, partine demokratike per rritjen e pagave e pensioneve e per uljen e taksave. Nje dite me pare, Basha ka prezantuar ofertën e Partisë Demokratike ne Devoll, ku ka ftuar qytetaret te votojnë kandidatin e se djathtës Bledion Nallbani.