Halim Kosova në njësinë 10 - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Banoret e njësisë bashkiake numër 10 kane dëgjuar programin qe kandidati i djathte per Bashkinë e Tiranës Halim Kosova ka per këtë zone. Doktor Kosova ka premtuar se do te ndihmoje pronaret e kësaj zone te zhvillojnë pronen e tyre nëpërmjet ndërtimeve.?I takoj dhe gati sa nuk i dalin lot nga sytë ku shtëpia, prona e vetme që ata kanë është gjysmë e rrënuar me qerpiç, dhe ata janë të detyruar ta lejnë këtë pronë të trashëguar brez pas brezi dhe të marrin shtëpi me qera sepse lagjes së tyre politika i ka vënë një emër, lagje muze. Veçse sebepi muzeut nuk ekziston fare aty. Ky më është dukur një paradoks. Sigurisht do ti jap zgjidhjen e duhur me ekspertët më të mirë përbri duke pasur parasysh interesin qytetar, interesin e pronarit dhe duke mos pasur pranë meje asnjë firmë ndërtimi të favorizuar nga unë, në mënyrë që interesi i qytetit të Tiranës të zbatohet dhe të vijmë afër qytetarit në më të mirën e mundur?.Doktor Kosova, i cili shpesh ka pranuar se nuk është nje politikan i formatit te zakonshëm, ka pasur edhe një mesazh per banoret e kryeqytetit.?Tirana ka nevojë për një gjë shumë të thjeshtë dhe që i ka munguar vazhdimisht, të ketë në krye një njeri I cili Bashkinë do ta lejë në shërbim të qytetarëve të Tiranës dhe nuk ka rrugë tjetër që një njeri të rrijë pranë meje në drejtim të Bashkisë të Tiranës përveçse sipas meritës dhe sipas takatit që do ketë për ta ndjekur ritmin tim dhe sipas asaj që çfarë shërbimi, me sektorin që ai do të mbulojë do ti ofrojë banorëve të Tiranës për çdo lloj nevoje që ata do të kenë?.Ne këtë zone programi i doktor Kosovës parashikon qe ne 2 vitet e para te realizohen 5 objekte të mëdha me vlerë 325 milion lekë të cilat konsistojnë në përmirësimin e higjienës dhe infrastrukturën, rikonstruksionin e 62 klasave, shtimi i 20 klasave të reja etj.

Share This Video


Download

  
Report form