Veliaj takohet me të rinjtë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas 21 qershorit bashkia duhet te ece me shpejt. Kështu deklaroi kandidati i aleancës se majte për Bashkinë e Tiranës Erion Veliaj ne një takim me një grup te rinjsh ne njësinë nr 9 te kryeqytetit. Veliaj tha se deri ditën e zgjedhjeve duhet bërë një fushate spektakolare qe ta çojmë Tiranën ne drejtimin e duhur. ?Nga sot, kemi edhe dy javë për të bërë një fushatë spektakolare, për të trokitur në çdo derë dhe për të takuar çdo njeri të lagjes. Vërtet jemi në qeveri në Shqipëri, por në Tiranë dhe në njësinë nr.9 jemi në opozitë, ndaj duhet të luftojmë si në opozitë, për çdo votë, për çdo njeri, për çdo banor të kësaj lagjeje, që të vijë në drejtimin e duhur. . ?Në këto ditë që kanë mbetur, dua që secili prej jush të marrë detyrën e vet, të bëjë fushatën e tij, të shkojë në çdo derë sepse media më e mirë është kur një njeri i përkushtuar i Partisë Socialiste takon një njeri tjetër dhe e sjell në drejtimin e duhur?.Veliaj ka përmendur gjithashtu se do te vazhdojnë me legalizimet e pallateve dhe do te rishikojnë lejet e ndërtimit qe u dhanë nga Basha para moratoriumit.?Në këtë lagje ka shumë pallate që kanë probleme me hipotekat. Ne filluam me disa hipotekime, por ju e dini fare mirë se ligji thotë që kur një investitor ka qenë i papërgjegjshëm dhe ka lënë pa hipotekuar një ose një ambient banimi, është detyra e bashkisë që të bëjë edhe kolaudimin, edhe raportin teknik. ?Lejet që janë dhënë para se të bëhej moratoriumi, kur u ndërrua pushteti, e që këta menduan se u bë shesh për përshesh dhe gjetën terren, do t?i shoh të gjitha. Në këtë lagje, mezi gjendet pak terren për të ecur në rrugë?Veliaj ritheksoi se të gjitha lejet e ndërtimeve që janë dhënë para moratoriumit, do të rishiten pasi të marrë drejtimin e Bashkisë.

Share This Video


Download

  
Report form