http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Interviste me Z.Saimir Tahiri, Minister i Brendshem. Saimir Tahiri vjen nga një familje me me orgjinë nga Tepelena. Vazhdon studimet për mbrojtjen e Gradës Doktor Shkencash, në fushën e së Drejtës Parlamentare në Shqipëri. Ka përfunduar studimet Master për të Drejtë Publike pranë Departamentit të së Drejtës Publike në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë. Është diplomuar për Jurisprudencë në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë. Në vitin 2009, zgjidhet përfaqësues në Parlament i Partisë Socialiste për Qarkun Tiranë, në Legjislaturën XVIII të tij. Gjatë kësaj legjislature ka mbajtur funksionin e Nënkryetarit të Grupit Parlamentar. Që prej vitit 2011, Saimir Tahiri zgjidhet dhe ushtron detyrën e Kryetarit të Partisë Socialiste për Tiranën. Gjatë periudhës 2009 - 2013 ka qenë Anëtar i Komisionit Parlamentar për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Që prej vitit 2008 mban titullin Avokat. Në vitet 2006 - 2008 ka qenë pedagog i jashtëm pranë Fakultetit të Drejtësisë dhe në disa institucione arsimore të larta. Saimir Tahiri në vitin 2013 zgjidhet ministër i Brendshëm i Shqipërisë në qeverinë Rama-Meta.