E pranishme në konferencën e 6 ndërkombëtare me temë ?Sistemet informatike dhe teknologjia inovative: përfshirë zgjidhjet moderne për biznesin?, organizuar nga Fakulteti i Ekonomisë në Universitetin e Tiranës, ministrja e Teknologjisë dhe Inovacionit, Milena Harito theksoi rëndësinë e teknologjisë në jetën e sotme dhe vëmendjen që qeveria i ka kushtuar.