http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Videoja tronditëse e publikuar nga Shteti Islamik, ku dy xhihadiste shqiptare kërcënojnë me sulme terroriste, ka shkaktuar reagime te ashpra ne Kosove. Hoxhe Mulsi Verbani nga Kacaniku, thotë se kërcënimet që artikulohen, nuk jane diçka e re për Kosovën, por nëse organet e vendit nuk marrin masa ISIS mund te veproje. Sipas tij, kërcënimi per momentin është psikologjik dhe vjen prej ideve vehabiste, por pas tyre vjen radikalizimi dhe kërcënimi praktik. Edhe Imami Zuhdi Hajzeri është kundërpërgjigjur duke thene se persona te tille nuk kane asnje lidhje me islamin. Reagimet vijnë ndërsa 32 kosovare qe dyshohet se kanë luftuar përkrah militantëve të grupeve terroriste ?Al-Nusra? dhe ISIS dalin kete te premte perpara drejtësisë. Shumica besohet te jene trajnuar në kampe të ekstremistëve dhe kanë luftuar përkrah grupeve terroriste në Irak e kryesisht në Siri. Akuzat ndaj tyre jane ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Nje pjese e tyre gjatë deklarimeve dhënë para prokurorit te çështjes, e kanë mohuar te kenë qenë pjesë e grupeve terroriste, ndërsa te tjere e pohojnë te kene shkuar te Siri, por thone se kane qene te mashtruar. 11 persona te tjerë dolen ne gjyq ne Gjykatën e Prishtinës me heret gjate kësaj jave, ku 9 prej tyre akuzohen per veprën penale të organizimit dhe pjesëmarrjes në grupe terroriste.