Ish-kryeministri Berisha dhe pasardhësi i tij, Edi Rama, i janë rikthyer replikave në Kuvend. Berisha mori disa herë fjalën, duke akuzuar qeverinë ?Rama? për pasurimin e saj dhe varfërimin e shqiptarëve, ndërsa denoncoi rritjen - sipas tij, - në mënyrë të papërgjegjshme të borxhit publik në 80 për qind.