Në këtë periudhë të vitit, nxënësit e klasave të para kanë mësuar të gjitha shkronjat e alfabetit, dhe organizojnë një ditë të veçantë që quhet Festa e Abetares. Dje, një ditë pas Festës së Fëmijëve, Wake Up ka ndjekur Festën e Abetares së një prej shkollave të kryqytetit, ?Konferenca e Pezes, e cila ndryshe nga herët e tjera u organizua në teatrin Kujtim Spahivogli. Nxënësit përformuan me këngë dhe recitime përpara prindërve, por edhe u argëtuan me lojëra të ndryshme.