http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rritja e menjëhershme e çmimit të naftës nga disa operatorë të këtij tregu në të njëjtën kohë është vënë re edhe nga Autoriteti i Konkurrencës. Në një intervistë për Vizion Plus, Lindita Milo, kryetarja e këtij institucioni thotë se tregu është nën monitorim të vazhdueshëm dhe janë duke u mbledhur të dhëna dhe raportime nga firmat, si për çmimin dhe kohën që ata kalojnë mallin në doganë, ashtu edhe për reflektimin e tij në pikat e pakicës. Gjatë ditëve në vijim, bordi do të vendosë nëse do të rihapë apo jo hetimin në këtë treg. Lindita Milo kërkon që të ngrihet sa më parë njësia e mbikëqyrjes së çmimit nga Ministria e Energjisë në mënyrë që të këtë më të lehtë kontrollin dhe shmangien e abuzimit me naftën. Për Autoritetin e Konkurrencës, abuzimi në tregun e karburanteve do të marrë fund atëherë kur i gjithë ky treg të formalizohet. Vetë qeveria ka marrë një nismë për të kontrolluar cilësinë dhe evazionin me naftën, por sërish problemi me çmimin që ajo i shitet konsumatorit ka 20 vite që nuk po merr fund.