Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar turin e bashkëbisedimit me qytetarë dhe tregtarë të Bashkisë së Durrësit. Taksat e larta, shtimi i bizneseve informale në prag të zgjedhjeve, rritja e çmimit të energjisë dhe rënia e fuqisë blerëse kanë qenë disa prej shqetësimeve të paraqitura nga tregtarët.