Bizneset serbe prej kohësh kanë arritur të gjejnë rrugën për të çarë në tregun shqiptar. Ndër vite, mallrat që vijnë nga Serbia në vendin tonë kanë dominuar në krahasim me produktet e tjera që vijnë nga rajoni, si Maqedonia, Mali i Zi apo Kosova. Bazuar në të dhënat e Institutit të Statistikave gjatë gjithë vitin 2014, importet nga Serbia zënë rreth 4.3 për qind të volumit të përgjithshëm tregtar. Ndërkohë, mallrat shqiptare të eksportuara drejt Serbisë, për të njëtën periudhë, zënë vetëm 0.6 për qind.