http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka prezantuar ofertën e opozitës gjate takimeve elektorale qe ka zhvilluar ne Kavajë dhe Rrogozhinë. Përballe shqetësimeve te qytetareve per papunësinë, largimin nga skema e ndihmës ekonomike apo edhe rritja e çmimit te energjisë, lideri i opozitës Basha ka premtuar ulje taksash e çmimesh.?Zgjidhja është të bashkojmë të gjithë votën për të ndalur të keqen, për të larguar të keqen dhe për t?i hapur rrugën punësimit me djersën e ballit, me aftësi dhe me meritë. Ne po bëjmë një ofertë për qytetarët, që të ulim taksat, të ulim çmimin e energjisë me 25 për qind, të falim kamatë-vonesat sepse janë bërë të papërballueshme për shqiptarët. Ne po ofrojmë mundësi që përmes dedikimit të fondeve të shtetit për investime publike dhe mbështetje ndaj biznesit, duke ulur taksat të hapen më shumë vende pune?.Basha ka akuzuar qeverinë se nuk ka mbajtur nje prej premtimeve qe dominoi programin e saj ne 2013, shëndetësinë falas.?Mashtrimi me shëndetësinë falas është mashtrimi më i pashpirt. Përveç mashtrimit kanë futur duart edhe në fondin e kompensimit, kanë vjedhur 1.5 milionë dollarë që ishin për këto raste?.Sipas kryetarit te Partisë Demokratike Lulzim Basha ne 21 qershor, ne ditën e votimit kjo shumice duhet te marre përgjigje për çdo premtim qe nuk ka mbajtur.