Inva Mula vjen si regjisore - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një shfaqje operistike ndoshta nuk e ndryshon realitetin, por një thirrje e fortë vjen këtë fundjavë në Teatrin e Operas dhe Baletit. ?Pagliacci? është vepra e fundit që hap perdet e këtij teatri që dëshiron të ndryshojë pamje. Sepse kjo premierë do të shënojë edhe fillimin e një epoke të re, kur vëmendja e shtetit shkon për rikonstruksionin e kësaj godine, kushtet e së cilës për artistët dhe vizitorët tashmë dihen. Mirëpo, për një artiste si Inva Mula, kjo premierë e fundit shënon edhe diçka tjetër, një thirrje kundër dhunës ushtruar femrës shqiptare. Ndryshe nga herët e tjera, Inva këtë herë ngjitet në Teatrin e Operas dhe Baletit nën petkun e dy roleve, atë të sopranos dhe atë të regjisores. Si soprano dëshiron të përcjellë art, ndërsa si regjisore dëshiron të japë një mesazh, atë kundër dhunës ndaj femrës shqiptare. ?Pagliacci?, kjo komedi e shkurtër operistike ku ndërthuret edhe baleti do të ketë si aktorë kryesorë emra të njohur të skenës klasike si Inva Mula, Ylber Gjini, Armando Likaj, Eva Golemi e Vikena Kamenica. Orkestra simfonike e TKOB drejtohet nga maestro Michelangelo Mazza dhe pjese e shfaqjes do te jene edhe artistët e cirkut të Tiranës, të cilit vijnë në koreografinë e Ezdalin Goranit. Shfaqja do të marrë jetë më datat 31 maj, 1 dhe 2 qershor në Teatrin e Operas dhe Baletit.

Share This Video


Download

  
Report form