http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria ka hartuar nje skeme te re per te mbështetur financiarisht, nje nga sektorët qe jep ndikim ne rritjen ekonomike, bujqësinë. Ky sektor vuan nga pamundësia per t?u kredituar, ndaj qeveria do te aplikoje skemën e nje ndërmjetësi, i cili do te shërbeje si një forme garancie mes sipërmarrësve te kësaj fushe dhe sistemit bankar. Per kryeministrin Edi Rama kjo forme operimi do te realizohet pas nje fondi prej 100 milion eurosh qe qeveria ka vene ne dispozicion, i konsideruar si Fondi Kombëtar i Garancisë. Gjate nje takimi mes përfaqësuesve te qeverise si dhe fermerëve, kreu i qeverise Rama tha se kreditë ne fushën e bujqësisë nuk janë me probleme, çka do te thotë se risku ne financimin e këtij sektori është i ulet.