http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Me gjithë telashet që ka me drejtësinë, deputeti i Shkodrës Tom Doshi ka gjetur kohën për të bërë fushatë në mbështetje të kandidatit të së majtës në Vaun e Dejës, Gjokë Lleshit. Por gjatë këtij takimi Doshi nuk ka harruar të sulmojë Lëvizjen Socialistë për Integrim dhe u ka bërë thirrje shkodraneve që të mos shiten tek partia e Metës. Doshi ka thënë se Gjokë Lleshi është kandidatura e duhur për këtë zonë dhe se ai do të fitojë. Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Evropiane Gjok Lleshi në këto zgjedhje përballet me kandidatin e djathtë Zef Hila.