Rama: Të dënohet Paloka - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edi Rama i kërkon Gjykatës se Larte dënimin e nënkryetarit te Partisë Demokratike, Edi Paloka, për veprën penale te fyerjes dhe shpifjes se bere publikisht. Kërkesa është bere këtë te marte ne Gjykatën e Larte nga avokatja e Rames, e cila argumentoi se deklarimet e bëra nga Paloka, kane qene te pavërteta dhe kane pasur si qellim denigrimin e figurës se kryeministrit. Por ne kundërpërgjigje te këtyre pretendimeve, avokatet e Palokes, kërkuan rrëzimin e kërkesës me argumentin se fakti nuk përben vepër penale. Sipas Ivi Kasos, deklarimet e Palokes janë bere ne cilësinë e nënkryetarit te PD-se dhe nuk është akuzuar Edi Rama si person, por Kryeministri. Kjo gjë nuk është e dënueshme ne kodin penal saktësoi Kaso. I pranishëm ne Gjykate, vete nënkryetari i PD-se deklaroi se i qëndronte akuzave te bera, ne adrese te qeverise dhe kryeministrit. Seanca e radhës u la për ne 29 maj, ku do te dëgjohet edhe mendimi i prokurorit nëse kemi te bëjmë apo jo me një vepër penale dhe me pas, kolegji do te shprehet me vendimin, nëse do te pranoje apo jo kërkesën e kryeministrit. Rama e paditi Paloken pas deklarimeve te bera nga ky i fundit, se qeveria është e lidhur me krimin dhe se kriminelet si Emilianio Shullazi, favorizohen prej saj.

Share This Video


Download

  
Report form