Kapital Elektoral - Policia ne proçesin zgjedhor - 18 Maj 2015 - Talk show - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/DebatPlus
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne studio perballe gazetarit Aleksander Furxhi, i ftuar Altin Qato, Drejtor i Pergjithshem per Sigurine Publike. Roli i policise ne proçeset zgjedhore ka qene sa i rendesishem aq edhe i paragjykuar. Per policine ka qene e veshtire te shkeputet plotesisht nga ndikimi politik gjate dy dekadave te fundit. Eshte fakt se mazhorancat qeverisese kane tentuar ta perdorin per interesat e tyre. Deri ne fillimin e viteve 2000 puna dhe veprimet e policise para e gjate proçeseve zgjedhore kane marre kritika ne raportet perfundimtare te OSBE / ODHIR. Mbi uniformat blu jane hedhur edhe akuza per tejkalim te kompetencave gjate qendrimit ne qendrat e votimit, gjate transportimit te kutive e materialeve te tjera zgjedhore deri edhe per preson te ushtruar mbi votuesit. Por nga proçesi ne proçes me mbeshtetjen e partnereve nderkombetar policia ka permisuar ndjeshem performancen e saj. Ne zgjedhjet e vitit 2009 morri vleresim pozitv nga ODHIR, por keshtu ne Lokalet e 8 majit 2011 ne zgjedhjet e pergjithshme te 23 Qershorit te 2013-es. Komisioni qendror i zgjedhjeve dhe Ministria e Brendshme nenshkruan Memorandumin e Bashkepunimit i cili pervec pergjegjesise per hartimin, pergatitjen dhe shpalljen e listave te zgjedhesve parashikon edhe rolin e Policise. Mbeshtetur mbi praktiken e krijuar tashme prej vitesh ne Shqiperi, OSBE ka nisur trajnimin intensiv te punonjesve te policise te cilet do te angazhohen per te organizuar proçes me standartet me te larta ne zgjedhjet e 21 Qershorit. Por a do ta arrije policia te ruaje paanshmerine? A do te marre ajo noten maksimale? E sigurt eshte qe edhe ne keto zgjedhje do te jete nen monitorim te rrepte.

Share This Video


Download

  
Report form