Çfarë ndodhi në Kumanovë? - Top Channel Albania - News - Lajme

Top Channel Albania 2015-11-29

Views 3

Në fjalimin e mbajtur përpara gazetarëve të pranishëm në sallë dhe mbarë vendit, kryeministri Nikolla Gruevski lartësoi punën e efektivëve të policisë që parandaluan sipas tij vrasjen e ndoshta 8 mijë vetëve.

Më herët, ministria e Brendeshme u tregua e hapur mjaftueshëm sa për t?i përcjellë reporterëve informacione mbi vrasësit e përshkruar si ?pjesëtarë të një prej grupeve më të rrezikshme që veprojnë në rajon?.

Emrin e grupit, ama, ajo nuk e tha. Rrethanat e ngjarjes së rëndë ngrenë pyetje të shumta dhe njëri prej personave që përpiqet të bëjë një analizim sa më të ftohtë të situatës është Kostadin Filipov, i cili ka qenë prej vitesh korrespondent i BNT-së në Europën jug-lindore.

Po të mos kishte pasur kaq shumë viktima, ndër të cilët dhe policë, thotë ai, do e pranoja pa ngurrim se i gjithë ky nuk ka qenë gjë tjetër veçse një inskenim i qeverisë së Gruevskit.

Filipov së pari e drejton gishtin tek ?rehabilitimi personal i policisë?, për të vazhduar me atë personal të njërës prej figurave publike më të akuzuara për korrupsion dhe abuzim me pushtetin në vend, kreu i shërbimit sekret, Sasho Mijalkov.

Së treti, ai nënvizon faktin se çdo herë që ekzekutivi maqedonas ka tentuar të ruajë, siç thotë, stabilitetin, komuniteti kombëtar e ai rajonal e kanë mbyllur me sukses njërin sy përballë dhunës së brendshme.

Reporteri veteran është i bindur se akuzat e një organizimi të jashtëm, të cilave i mëshojnë me forcë autoritetet maqedonase, janë pa bazë.

Filipov vëren sesi përplasjet pozitë-opozitë, të cilat arritën kulmin me protestat e vazhdueshme në rrugë dhe thirrjet për dorëheqjen e qeverisë, koinçiduan me këtë sulm.

Bën përshtypje, sipas tij, edhe gjuha e përdorur nga ministrja e Brendshme për Kumanovën, e cila është e mbushur me bindjen dhe nevojën e skicimit të një imazhi sa më të qartë të kërcënimit madhor apo të armiqve famëkeqë, a thua se maqedonasit nuk e gjykonin dot vetë se sulmuesit ishin të armatosur e të rrezikshëm.

Filipov gjen gjithashtu ngjashmëri të mëdha mes gjuhës së përdorur në këtë rast dhe etiketimeve të bëra ndaj liderit opozitar Zaev, të cilin edhe pse nuk e ka quajtur ndonjëherë hapur ?terrorist?, qeveria e ka akuzuar dikur se po komplotonte për grusht shteti e së fundi e ka përshkruar si ?kërcënim për stabilitetin e vendit?.

Share This Video


Download

  
Report form