http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një mundësi e mirë për të gjitha subjektet publike, institucionet dhe personat fizikë me ide apo projekte të reja, vjen tashmë nga Lotaria Kombëtare, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave. Ftesën e bëri publike vetë drejtori ekzekutiv i Lotarisë Kombëtare, Peter Simoner.Peter Simoner:Janë të ftuar të aplikojnë për fonde, të konkurrojnë dhe të paraqesin projekt-propozimet e tyre të gjithë aplikuesit që mund të jenë institucione publike, buxhetore apo jobuxhetore, persona fizike apo juridikë jobuxhetorë, që janë regjistruar sipas ligjit dhe kryejnë veprimtari në përputhje me qëllimin e përcaktuar në statutin e tyre. Nuk mund të konkurrojnë partitë Politike, sindikatat, institucionet fetare dhe organizatat politike.Simoner pohon se i gjithë dokumentacioni i nevojshëm që duhet të shoqërojë projekt-propozimet është bërë publik në jo vetëm në faqet zyrtare elektronike të Lotarisë Kombëtare, por edhe në ato të Ministrisë së Financave, pasi bordi i Çështjeve të Mira të Lotarisë Kombëtare ka në përbërjen e tij edhe përfaqësues të Ministrisë.Bashkë me publikimin e dokumentacionit që duhet të dorëzohet me projekt-propozimet është publikuar gjithashtu edhe kalendari kohor i procesit të përzgjedhjes të projekteve. Afati i fundit për dorëzimin e projektpropozimeve është 15 qershor,kurse njoftimi dhe publikimi i propozimeve fituese do të bëhet më 3 Korrik, kohë kjo e mjaftueshme vlerësimin e projekt-propozimeve.Vlera totale e fondit të Çështjeve të Mira të Lotarisë Kombëtare, në dispozicion për projektet që do të përzgjidhen për vitin 2015, është rreth 22 milionë lekë të rinj.