http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Situate e tensionuar ne Maqedoni, ndërsa policia tenton të largojë me dhunë protestues shqiptare e maqedonas para selisë së kryeministrisë në Shkup. Tubuesit, të cilët hodhën parulla kundër kryeministrit, duke kërkuar largimin e tij, u përplasën me forcat e policisë. Kordoni policor fillimisht i shtyu ato përpara e më pas i goditi dhe me shkopinj gome. Uniformat blu kanë përdorur dhe gaz lotsjellës. Deri më tani flitet për dhjetëra të lënduar. Megjithatë ende nuk dihet numri i saktë i tyre. Tubuesit në Maqedoni u mblodhën për të denoncuar keqqeverisjen, e cila sipas tyre është demaskuar dhe nga skandali i përgjimeve. Ata brohorisnin dorëheqje e qeverisë, e Gruevski largohu.