Shtajnmajer vizitë në Serbi e Kosovë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kosova ka qenë kryefjala e vizitës së Ministrit të Jashtëm gjerman Frekn Valter Shtajnamjer në Serbi. Gjatë takimit me homologun tij serb Ivica Daçiç, numri një i diplomacisë gjermane theksoi se normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën dhe vijimi i reformave në kuadër të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian janë dy sfidat më të mëdha të shtetit serb. Zyrtari i larte gjerman evidentoi se Beogradi zyrtar ka bërë hapa të rëndësishme përpara, mes të cilave është dhe marrëveshja historike për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Gjatë qëndrimit në serbi, Shtajnmajer mban një takim dhe me kryeministrin serb Vucic. Ndërkohë, brenda ditës së sotme, shefi i diplomacisë gjermane udhëton dhe drejt Prishtinës. Ai do të takohet me Zv/kryeministrin Thaci dhe zyrtarë të tjerë të lartë të vendit. Sikurse bëhet me dije Shtajnmajer do të përcjellë mesazhin për zbatimin në terren te pakteve të nënshkruara në Bruksel. Ministri gjerman do të takohet dhe me kryeministrin Mustafa e presidenten Jahjaga.

Share This Video


Download

  
Report form