Ganaj: Prokurorët, të fëlliqur! - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
?Sot ne Shqipëri nuk ka asnjë zyrtar te dënuar.?Ne morine e shifrave dhe statistikave qe kryeinspektori Ganaj i cili kontrollon pasurinë e zyrtareve te larte raportoi ne komisionin e ligjeve, kjo ishte e dhëna me e rëndësishme. Dhe per këtë, Ganaj nuk e ka fshehur pakënaqësinë veçanërisht ndaj organit te akuzës. Ganaj ka denoncuar edhe raste te zyrtareve qe kane tentuar te korruptojnë inspektoret per te fshehur pasurinë, njeri prej te cilëve aktualisht është kreu socialist i Bashkisë se Gramshit, i cili nuk rikandidon me. Por statistikat nuk e kane bindur opozitën, e cila ka ngritur shqetësimin per rastin e deputetit Ridvan Bode. Kryeinspektori Ganaj ka kërkuar ndryshime ligjore nga parlamenti qe minimum i dënimit per zyrtaret qe fshehin pasurinë te jete nje vit burg dhe te sekuestrohet pasuria qe nuk mund te justifikohet.

Share This Video


Download

  
Report form