http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Teatri i Operas dhe Baletit mbledh bashkë një kast artistësh të merituar mbrëmjen e kësaj te marte. Këngë, valle, recitim dhe kostume shumëngjyrëshe nga të gjitha trevat shqipfolëse vijnë nën interpretimin e emrave më në zë të skenës. Mbrëmja nis me mjeshtren e madhe Irini Qiriako, që feston këto ditë 40 vite në skenë. Bashkë me të vijne edhe valltarët Rexhep Çeliku dhe Lili Ciingu, për të performuar nën tingujt e orkestrës së dirigjuar nga Vladimir Hasimi. Artistja Irini Qiriako thotë për Vizion Plus se kjo mbrëmje spikat për shkak të emrave që janë pjesë e saj. Mbrëmja gala vjen me mbështetjen mediatike të Tring dhe do të transmetohet e plotë në platformën dixhitale.