http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Banoret e fshatit Shirgjan ne Elbasan kane protestuar para komunës se Shirgjanit për mos dhënien e tapive te tokës. Edhe pse tokat jane ndare prej afro 20 vjetësh, banoreve ende nuk i është dhëne dokumenti qe i njeh ata ligjërisht si pronare. Ky fakt i kufizon te kryejnë shitblerje te tokave. Banoret thonë se nëse nuk marrin tapitë, ata do te bojkotojnë zgjedhjet vendore te 21 qershorit. Për ketë problem është vene ne dijeni edhe kryetari i komunës se Shirgjanit, Mustafa Shehu, i cili thotë se nuk ka fuqi ligjore për te ndërmarrë një zgjidhje. Per këtë arsye, i ka nisur nje letër Ministrisë se Bujqësisë dhe Ministrisë se Drejtësisë.